Mos i puthni fëmijët e sapolindur sepse mund të rrezikoni jetën e tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Një foshnje e posalindur thuhet se e ka kapluar herpesi pas një vizitor me një virus kishte puthur atë.

Nëna e re Claire Henderson shkruajti një post në Facebook, duke shpjeguar se si vajza e saj Brooke u shtrua në spital për pesë ditë pas disa shenjave të cilat kishin filluar t’i shfaqen në fytyrë.

Claire shpjegoi se një mik i kishte thënë asaj se duhet ta dërgojë menjëherë fëmijën në spital, pasi ajo llojë sëmundje ishte vdekjeprurëse.

Mjekët thanë se Brook kishte fituar virusin herpes simplex (HSV-1) dhe kishin frikë se fëmijës mund të iu zhvillohej duke i shkaktuar edhe dëmtime në tru, dështimin e mëlçisë në mënyrë që më pas të përdorte pika antivirale për pesë ditë.

Claire tashmë ka paralajmëruar prindërit që të mos lejojnë njerëzit të puthin fëmijët e tyre, duke shpjeguar se si vizitori lejoi të mbajë fëmijën e saj e nuk ka pasur asnjë shenjë të dukshme të virusit në fjalë.

‘’Unë e di kjo tingëllon e pakëndshme por në çoftë se miku im nuk do më paralejmëronte për ta dërguar beben në spital, vajza ime tashmë do të kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore’’, ka thënë Claire Henderson.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-i-puthni-femijet-e-sapolindur-sepse-mund-te-rrezikoni-jeten-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala