Mos i neglizhoni sytë

Autori:Zekirja Shabani

Mos e neglizhoni kontrollin e syve tuaj, edhe nëse jeni të bindur se keni një shikim të paparë. Kjo pasi shikimi juaj mund të ndryshojë pa e ditur, thotë Andrew Iwach, zëdhënës i American Academy of Ophthalmology.

“Ju mund të humbni dukshëm shikimi tuaj edhe pa e pikasur, për shkak të aktiviteteve të ngjeshura, punës në kompjuter me dokumente etj.,”, thotë Joshua Dunaief, profesor i optikës në University of Pennsylvania.

Një testim i syrit kërkon më shumë se sa leximi në një tabelë, pasi nevojitet ti nënshtroheni testime të tjera për diabetit, degjenerimit makular etj.

“Nëse jeni kontrolluar rregullisht te mjeku gjatë viteve të kaluara, ju mund të largoni kontrollin në qoftë se gjendja juaj e shikimit është optimale dhe nuk keni histori familjare me probleme shikimi. Megjithatë ky kontroll nuk duhet të jetë më i largët se dy tre vjet”, thotë okulisti Kimberly Cockerham i Men’s Health ophthalmology.

Ndërkohë duhen mbajtur syze dielli që ofrojnë mbrojtje 100% nga rrezet UV sa herë që dilni jashtë, pasi edhe rrezet e padukshme të diellit mund të dëmtojnë sytë tuaj.

Në rastin kur punoni intensivisht në kompjuter, këshillohen shkëputje të herë pas hershme për të qetësuar sytë në çdo orë.

Kontrollet e rralla çojnë që vizita te mjeku të rezultojë më tronditëse, për shkak të përkeqësimit të shikimit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-i-neglizhoni-syte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala