Mos i hani salçiçet e proshutën, janë kancerogjene!

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke filluar që nga dita e hënë, produktet e përpunuara të mishit, të tilla si sallami apo proshuta, do të klasifikohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si produkte kancerogjene për njerëzit, me përqindjen për tu prekur nga kanceri, më të lartë sesa cigarja.

Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit (WCRF) ka paralajmëruar për disa vite se ka “dëshmi të forta”, që konsumimi i madh i mishit të kuq mund të shkaktojë kancer të zorrëve. Ekspertët në Australi kanë publikuar disa praktika të përditshme për njerëzit që të ulin riskun e kancerit. Ja disa prej tyre:

  1. Ndaloni duhanin. Ky zakon tejet i vështirë për t’u ndaluar shkakton 15,558 vdekje në vit në Australi, pasi ndikon në shfaqjen e kancerit.
  2. Shmangni diellin. Melanoma që vjen nga ekspozimi i tepruar në rrezet e dëmshme UV vret 7,220 njerëz në vit në Australi, gati sa gjysma e atyre që preken nga duhani.
  3. Një dietë me konsum të ulët të mishit të kuq mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të zorrëve, në bazë të hulumtimit. Vetëm 30 gramë në ditë rekomandohet për burrat, dhe 25 në ditë rekomandohet për gratë.
  4. Ushqime me përmbajtje të lartë në fibra, mund t’i bëjnë zorrët më të shëndetshme. Raporti i së hënës do të tregojë se, ushqime të përpunuara në vendet e zhvilluara (SHBA), shkaktojnë kancer të zorrës së trashë më tepër sesa dieta në kontinente të tilla si Afrika.
  5. Dy-tre porcione me fruta dhe perime në ditë janë numri magjik për një dietë të mirë. Në përgjithësi, dietat ushqimore shkaktojnë më pak vdekje nga kanceri, sesa ekspozimi ndaj diellit, me 7000 një vit.
  6. Obeziteti dhe mbipesha, të lidhura me një dietë të varfër dhe mungesa e ushtrimit, shkaktojnë 3,917 vdekje nga kanceri në vit.
  7. Infeksionet gjithashtu janë një shkak i shfaqjes së kësaj sëmundjeje. HPV ose (human papilloma virus) që mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës tek femrat dhe Hepatiti, mund të parandalohen nga vaksinat dhe ekzaminimet periodike.
  8. Ulja e nivelit të konsumimit të alkoolit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të shkaktuar nga alkooli, të tilla si kanceri i mëlçisë, kanceri i zorrëve, kanceri i gjirit dhe kanceri i gojës, që çojnë në 3,208 vdekje në vit.
  9. Një orë në ditë zemra duhet të pompojë gjak në kushtet e një aktiviteti sportiv. 1,800 njerëz që kanë imunitet të ulët dhe nivele më të larta të hormoneve, preken nga kanceri.
  10. Terapia e zëvendësimit me hormone, që është përdorur për të lehtësuar simptomat e menopauzës tek gratë, ka shkaktuar 539 vdekje nga kanceri i gjirit në Australi vitin e kaluar.
  11. Mosdhënia e pamjaftueshme e gjirit, çuditërisht, bën pjesë në listë. Të japësh gji për 12 muaj mund të parandalojë 235 raste të kancerit në vit.
  1. Kontraceptivët oralë, shkaktojnë rreth 105 raste të kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës 52, por ato ndaluan rastet e shfaqjes së cisteve në rreth 1,440 (mitra) vitin e kaluar.
  2. Duke marrë aspirina mund të pengosh 232 raste të kancerit, por ajo mund të shkaktojë goditje, pasi nuk është e rekomanduar ende si një trajtim formal ndaj rrezikut të kancerit. /Shekulli Online/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-i-hani-salcicet-e-proshuten-jane-kancerogjene/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala