Mos i hani këto ushqime në plazh

Autori:Avdyl Pajaziti

Cilat janë ushqimet për të mos u konsumuar në plazh ose për të mos u marrë me vete gjatë qëndrimit në çadër për të hequr ndjesinë e urisë? Në fakt, shumë ushqime janë përcaktuar për të ndenjur në frigorifer ose për t’u ruajtur në kuzhinë.

I nxehti dhe temperaturat e larta kontribuojnë në prishjen e ushqimeve që shpesh qëndrojnë në çantat frigorifer pranë çadrave, që në pak kohë transformohen plotësisht. Sapo ngrohen nga dielli ushqimet më pas nuk janë më të shijshme dhe aq më pak të shëndetshme kështu që është mirë të tregoheni të kujdesshëm se çfarë merrni me vete.

Para së gjithash është e rëndësishme të dini se në plazh nuk duhet të konsumoni shumë ushqim, në mënyrë që të qëndroni të lehtë dhe jo të rënduar.

Për të konsumuar një drekë mund të mjaftojnë pjata të lehta si një sallatë mikse me pak bukë dhe një akullore me madhësi normale.

Ndër të tjera, në plazh nuk duhet t’u mungojnë frutat, ushqimi i shëndetshëm e që përmban shumë ujë. Ideale për të mos u dehidratuar është që, në dispozicion të keni një burim të vazhdueshëm energjish.

Ushqimet për të mos u ngrënë në plazh janë: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiçet e të gjitha llojeve, ushqimet me bazë produktet e qumështit, brioshi, biskotat me krem, majonezë dhe të gjitha ushqimet e përpunuara.

Shefat e kuzhinës këshillojnë që të preferoni një drekë të thjeshtë dhe të shëndetshme, me përbërës natyralë për të mos provokuar aciditetin dhe djegiet në stomak.

Pra edhe në plazh dreka mund të jetë e shijshme dhe e shëndetshme, mjafton të zgjidhni një sallatë të freskët mikse ose thjesht një akullore. Në fakt, nuk është e thënë që gjatë një dite të vetme në plazh, të mbushni çantat për të ngrënë, mjafton të argëtoheni dhe të luani për të kaluar një ditë të qetë.

Sidomos për fëmijët është e këshillueshme të mos u jepni për të ngrënë ushqime të skuqura dhe biskota, por ndonjë tas me drithëra për t’i mbajtur të lehtë dhe larg dhimbjeve të barkut, të provokuara se nga kequshqyerja ashtu edhe nga ndonjë ushqim me aciditet.

Ndërkohë, nëse keni ndërmend të freskoheni gjatë vapës në ato restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Kola e deri tek uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, do të mund të shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.

Po kështu, as çamçakëzin nuk është e këshillueshme ta përtypni kur jeni në plazh. Çamçakëzi mund të duket në fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja që edhe ai ka një ndikim negativ. Gjatë kohës që ju e përtypni atë, merrni edhe ajër të konsiderueshëm duke shkaktuar në organizëm një fryrje të bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-i-hani-keto-ushqime-ne-plazh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala