Mos ha duke mbajtur telefonin ne duar, ja pse

Autori:Zekirja Shabani

Duket si diçka e parëndësishme, të cilën kushdo nga ne e bën shpesh, por studimet e fundit e konsiderojnë një veprim të gabuar përdorimin e telefonit gjatë vaktit. Përdorimi i mjeteve teknologjike që kërkojnë përqendrim gjatë ngrënies ka një efekt negativ në oreksin tonë. Ky është përfundimi një studimi të kryer pak kohë më parë nga disa specialistë të shëndetësisë në Britani.

Ngrënia para televizorit ose duke u marrë me telefonin, përveç dëmeve që sjell në përqendrim, ndikon edhe në shtimin në peshë. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë kujdes, sepse gjatë kohës që je duke ngrënë dhe njëkohësisht përdor telefonin, përqendrimin e ke të ndarë në dy pjesë dhe mospërqendrimi gjatë ngrënies luan një rol të rëndësishëm në oreks.

Nëse je duke parë një film a duke dërguar një sms gjatë ngrënies, nuk përqendrohesh tek ajo që bën dhe truri nuk e regjistron këtë fakt. Kjo gjë bën që pas drekës apo darkës të hash sërish diçka të lehtë. Ngrënia jashtë vakteve shkakton një shtim në peshë dhe përveç kësaj, zakonisht ato që ha jashtë vakteve nuk janë ushqime të shëndetshme.

Në eksperiment u morën gjithsej 40 persona me shëndet normal dhe rezultati ishte mjaft bindës. Përdorimi i mjeteve teknologjike që na kërkojnë përqendrim gjatë ngrënies ka një efekt negativ në oreksin tonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-ha-duke-mbajtur-telefonin-ne-duar-ja-pse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala