Mos e shkruani numrin e telefonit në Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Në rast se ndonjëherë keni shkruar numrin tuaj të telefonit në llogarinë e Facebookut, gjë që ky rrjet social ua kërkon shpesh, keni bërë gabim.

Në mënyrë automatike, njerëzit mund t’ju kërkojnë në Facebook, vetëm duke shkruar numrin, edhe në qoftë se profili juaj është i fshehur.

Shumë përdorues nuk janë të vetëdijshëm, dhe shumë janë duke e shpërndarë numrin e tyre në këtë mënyrë,transmeton koha.net.

Inxhinieri softuerik Reza Moaiandin tregon se si mund të gjejë emrat e njerëzve dhe fotot e tyre, thjesht duke përdorur një softuer që gjeneron numra rëndom.

Moaiandin thotë se me këto informata mund të shkoni në bankë dhe të kërkoni të dhëna personale të mijëra konsumatorëve, dhe banka do t’ju tregonte detajet e tyre, e që për këtë sigurisht duhet të jeni të shqetësuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-gaboni-ta-shkruani-numrin-e-telefonit-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala