Mos e teproni me lëngjet e frutave

Autori:Avdyl Pajaziti

Shprehitë e këqija në ushqim qysh në vitet e adoleshencës në periudha afatgjatë mund të shkaktojnë pasoja të mëdha, paralajmërojnë shkencëtarët britanikë. Ata para së gjithash këshillojnë që të kufizohet konsumi i lëngjeve të frutave, për të cilat shumë njerëz mendojnë se janë të shëndetshme, por në fakt përmbajnë shumë sheqer. Rekomandimi është jo më shumë se një gotë në ditë, sepse shumica e njerëzve çdo ditë konsumojnë më shumë sheqer sesa është e shëndetshme. Djemtë dhe vajzat e moshës 11-19 vjeç konsumojnë një sasi të pabesueshme prej 42 për qind më shumë sheqer sesa rekomandohet, dhe 14 për qind më shumë yndyra të rrezikshme të ngopura, tregoi hulumtimi. Gjithashtu, vetëm 10 për qind e djelmoshave dhe pak më pak vajza në adoleshencë ia dalin t’i konsumojnë pesë porcionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve.

Si duket nuk bëhet fjalë për ëmbëlsirat, për shkak se ekspertët thonë se burimet më të mëdha të sheqerit të padëshiruar janë lëngjet e frutave, lëngjet e gazuara, petullat nga drithërat, por edhe biskotat dhe desertët. Studimi, i cili përcolli të ushqyerit dhe shëndetin e 4.000 njerëzve tregon se pothuajse gjysma (48 për qind) e meshkujve dhe femrave e kanë të ngritur nivelin e kolesterolit, gjë që sjell deri tek një rritje e rrezikut nga sulmi në zemër apo goditja në tru.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-e-teproni-me-lengjet-e-frutave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala