Mos bisedoni për “Trepçën” në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, në ligjëratën e mbajtur për studentët e kolegjit AAB  ka deklaruar se “Trepça” është aset i Kosovës dhe nuk duhet të jetë temë e dialogut teknik në mes Beogradit dhe Prishtinës por duhet të zgjidhet brenda Kosovës, duke diskutuar me të gjitha palët e interesit.

Sipas tij, Trepça mund të bëhet urë politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe kosovarëve në jug dhe serbëve në veri.

Nga kjo minierë mund të nxirren përqindje të shumta të zinkut dhe plumbit dhe se shumë ekspertë si nga Britania, Norvegjia e po ashtu edhe nga Gjermania kanë parë që Trepça edhe në të ardhmen mund të jetë aset i suksesshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-bisedoni-per-trepcen-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala