Mos bini pre e njerëzve pa adresë, ISIS armik i islamit!

“E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin dhe shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit”, është shprehur Tërnava.
Ai në intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Ndërsa i pyetur se pse Kosova nuk është duke e ndjekur shembullin e Shqipërisë për faljen e namazit të Fitër Bajramit në shesh, myftiu Tërnava ka thënë se tek ne është traditë e kultivuar nder shekuj që falja e Bajramit të bëhet nëpër xhami. /Epoka e re