Monica Lewinskit i këndohen plot 128 këngë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë fjalimit të saj të mirëpritur për TED Talk, Monika Levinski përmendi se asaj i ishin referuar në pothuajse 40 këngë rrep nga artistë si Beyonce, Eminem, Lil B, Lil Wayne, Nicki Minaj dhe Jeezy.

Por siç rezulton të jetë, ndërsa Leviski shfaqet dukshëm në të gjitha këngët e atyre artistëve, ajo e ka nënvlerësuar shumë numrin total të tyre. Duke përdorur të dhëna nga Genius, u zbulua se në fakt variacioni i emrit të saj është përmendur në rreth 128 këngë dhe ndoshta edhe më shumë se kaq.

Levinski shpesh rimohet me uiski dhe dy këngët e fundit që e përmendin janë plotësisht për të. Disa këngë përdorin skandalin si një gur prove në histori, ku një prej tyre thotë se gjërat shkonin më mirë kur Bill Klinton shkonte me Levinskin.

Por më së shumti, referencat e Levinskit në hip hop kanë një nga dy kuptimet. Së pari është një shkurtim për seksin oral, ku asaj i referohen në 70 këngë për kuptimin e seksit oral. Ndonjëherë, emri i saj është sinonim i përfundimit të aktit seksual, ku përdoret edhe prej Beyonce.

Përdorimi tjetër i Levinskit është ai si një term degjenerues për një person inferior – edhe si një ofendim kundrejt atyre që punojnë si argëtues ose një term përcaktues për prostitutat ose partnerët seksualë.

Këngët ndonjëherë e përdorin Levinskin me raste për t’iu referuar një gruaje që i jepet meshkujve të njohur në lokale, për të ofenduar femrat që puthin dhe e tregojnë, ose për të etiketuar ‘të përdalat e dukshme’ që kanë uri për pushtet.

Një këngë nga Aaron Omar madje e përdor Levinskin si një leksion moral e virgjër/e përdalë, duke paralajmëruar dëgjuesit që të shmangin kthimin në një Levinski: “Ju duhet të jeni një Mishel Obama”.

Dhe sigurisht ka pasur raste kur artistët kanë ofenduar njëri-tjetrin duke u etiketuar si Levinski. Monika si një metaforë bëhet më interesante kur prek zhbalancën e pushtetit kultural. Sikur të mos jetë e mjaftueshme të qenët një president, por sikur të duhet të dominosh edhe një femër në Zyrën Ovale.

Por është përdorimi i Nicki Minaj i Monika Levinskit ai që tejkalon klishetë e zakonshme. Minaj i referohet vetes si një Niki Levinski në 12 prej këngëve të saj. Në stilin e saj bombastik “Ende ngrihem” ajo deklaron se asnjë burrë, pavarësisht se sa i fuqishëm është, nuk mund t’i rezistojë asaj.

Kur Minaj e quan veten “Monika e Re e Parave”, ajo e përshkruan veten si një femër që e njeh pushtetin e saj seksual dhe që arrin ta shndërrojë atë në pasuri të madhe dhe pushtet. U deshën gati 20 vjet dhe një grua, për të bërë vërtet drejtësinë e metaforës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/monica-lewinskit-i-kendohen-plot-128-kenge/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala