Momenti kur azilanti kosovar qëllon me guri fotografin kroat (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një azilant që pretendohet të jetë shqiptar nga Kosova, ka sulmuar me guri një fotograf kroat, pasi kërkonte që të mos filmohej.
 Sipas raportimeve të mediave kroate, rasti ka ndodhur në oborrin e një hoteli ku po vendoseshin refugjatët nga Siria, transmeton lajmi.net.

Kosovari që thuhet të jetë përzier me refugjatët nga Lindja e Mesme, shihet në video teksa përleshet verbalisht me gazetarët kroatë nga të cilët kërkon që të mos filmojnë.

Më pas ai fillon të shajë dhe gjuan me guri ku e qëllon në krah një fotograf.

Kjo bën që gazetarët të reagojnë vet për ta ndaluar kosovarin, i cili më pas edhe arrestohet nga policia. /lajmi.net

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/momenti-kur-azilanti-kosovar-qellon-me-guri-fotografin-kroat-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala