Momenti i arrestimit të Muhamet Kelmendi-t [Video]

Në mes të ditës e në qendër të qytetit, Policia doli me aksion në Mitrovicë. Të uniformuara fort e në numër të konsiderueshëm, forcat e rendit ndaluan një automjet ku ishin disa persona.
Aty qëlloi edhe Muhamet Kelmendi, anëtar i kryesisë së AAK-së. Derisa policët kishin urdhër për t’i arrestuar personat, duket se plani nuk po shkonte mirë.
Ata po hezitonin t’i dorëzoheshin Policisë.
Si pasojë e kësaj u ftuan edhe forca shtesë, derisa të ashpër u treguan edhe policët, por edhe Kelmendi. /Klan Kosova/