Molliqaj: Përkrahja për Vetëvendosjen po rritet

Lëvizja Vetëvendosje sot shënon 10-vjetorin e themelimit. Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj ka thënë se kjo lëvizje nuk ekziston për hir të vetvetes.
Ai në një bisedë për ‘Epokën e re’, tha se i vetmi kriter me të cilin e masin suksesin gjatë këtyre viteve është realizimi i programit politik dhe alternativës qeverisëse.
Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje e ka të sigurt rrugëtimin përpara.