Molliqaj dhe një grup qytetarësh ‘mbrojnë’ opozitën para Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Sekretari organizativ i LVV, Dardan Molliqaj, ka filluar të mbledhë qytetarë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës pas thirrjes nga partia e tij për të dalë në mbështetje të opozitës.

Një numër i vogël i qytetarëve ka filluar të mblidhen pas thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosjes për të mbështetur opozitën pasi që sipas tyre pushteti po përgatitet të intervenojë dhunshëm ndaj deputetëve që po pengojnë vazhdimin e seancës.

“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, ishte thirrja e LVV për qytetarët dhe aktivistët e saj.

Lëvizje Vetvendosje kanë ftuar qytetarët të dalin para objektit të Kuvendit që të mbështesin opozitën pasi sipas tyre pushteti po përgatit intervenim të dhunshëm ndaj deputetëve të cilët po pengojnë vazhdimin e seancës./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/molliqaj-dhe-nje-grup-qytetaresh-mbrojne-opoziten-para-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala