Mobilizohet Policia, blen topa uji për 1.4 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Policia e Kosovës ka vendosur të mobilizohet për ndonjë protestë apo trazirë që mund të ndodh në Kosovë.  Ky institucion i sigurisë është furnizuar me topa uji për tri vitet e ardhshme.

Blerja e këtyre topave me ujë Policisë së Kosovës do ti kushtoj jo më pak se 1 milion e 428 mijë euro.

Tenderin për këtë punë e ka fituar kompania “Katana” nga Obiliqi. Derisa në garë kanë qenë tri kompani.

Kontrata  e tenderit  “Furnizim me Top i Ujit  për Policin e Kosovës” mes kompanisë fituese dhe Policisë do të nënshkruhet  me 24/09/2015, shkruan Gazeta Fjala.

Poligoni i shenjëtarisë “Katana”, me bazë në Obiliq nuk është hera e parë që merr tender milionësh nga institucionet e shtetit.

Kompania e themeluar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, me datën 21 të këtij muaji është shpërblyer për tenderin  “Furnizim me Municion “, nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Gazeta Fjala pati raportuar se për vitin fiskal 2015  vlera e kontratës është  438 mijë euro kurse për vitin fiskal 2016 vlera e kontratës arrin  1 milion euro.

Po ashtu “Katana” gjatë mandatit të Agimin Çekut si ministër i FSK-së për dy vite rresht ( 2013- 2014) shpërblehet me dy tender.

Në të dy rastet FSK negocioi për tenderin, pa qenë tenderi i hapur.

Tenderi i parë për furnizimin me uniforma peshonte  1.2 milionë euro. Kurse tenderi për blerja e tri autoblindave të blindura kishte vlerën 1 milionë  e 490 mijë euro./ Gazeta Fjala/.

katana

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mobilizohet-policia-blen-topa-uji-per-1-4-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala