Mobilizimi i Komunës fik zjarrin në malin e Kulinës

Autori:Gazeta Fjala

Mali që gjendet në Kulinë të Vranidollit, komuna e Podujevës, mbrëmë është përfshirë nga zjarri.

Ndërkaq, komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi, ka bërë me dije se përmes një mobilizimi të shpejtë, zjarri është lokalizuar dhe fikur në orën 00:40.

“Pas lajmërimit të shpërthimit të zjarrit mbrëmë në malin Kulina në Vranidoll, me një mobilizim të pashoq, Zjarrëfikësit e Prishtinës, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje dhe banorët lokalë arritën që nga ora 21:00 deri në 00:40 ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mobilizimi-i-komunes-fik-zjarrin-ne-malin-e-kulines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala