Mobilizim për përmirësim të ambientit

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Obiliqit njihet si komuna më e ndotur e Kosovës. Objekti i KEK-ut i cili gjendet në këtë qytet shkakton dëme të mëdha të ambientit dhe e bën më të vështirë jetën e qytetarëve aty.

Po ashtu edhe deponia e Mirashit ku bëhet grumbullimi i bërllokut, bën që ambienti i kësaj komune të jetë shumë i ngarkuar me gjëra që e ndotin atë. Por, për ta rënduar më shumë gjendjen e keqe aty, janë krijuar edhe shume deponi ilegale të cilat po ju paraqesin telashe të mëdha qytetarëve.

Por, komuna e Obiliqit po tenton që të përmirësojë sadopak këtë ambient të keq. Kjo komunë ka marrë disa aksione.

Ditëve të fundit në këtë komunë janë mbjell mbi 3 mijë drunj, gjë që shënon edhe mbjelljen më të madhe që është bërë ndonjëherë në këtë komunë.

Arben Berisha, drejtor i drejtorisë për mbrojtjen e Ambientit në këtë komunë, thotë se ata janë duke u munduar që në çdo mënyrë ta zbusin gjendjen mjedisore, e cila është shumë e rëndë në qytetin e Obiliqit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mobilizim-per-permiresim-te-ambientit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala