MMPH thotë se nuk ka tensione në veri të Mitrovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka reaguar ndaj shkrimit “Tensione në Veri të Mitrovicës”.

Në komunikatë thuhet se të gjitha pretendimet në këtë shkrim, përveç mbajtjes së takimit, janë të pavërteta.

“Për hir të realitetit, ju njoftojmë se në takimin e mbajtur në hapësirat e MMPH-së, nuk kanë qenë prezent  Zhbogari dhe as Ambasadori Delawie, por kanë qenë përfaqësuesit e tyre, dhe nuk ka pasur tensione. Në këtë takim është biseduar për përgatitjen e procesit të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili del si obligim nga pika 5 e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar me 25.08.2015”, thuhet në reagimin e MMPH-së.

“Andaj ju sigurojmë se komplet lajmi i plasuar në portale i cili burim ka “Veriu.Com” nuk përmban asnjë të vërtet”, përfundon ky reagim.

Në shkrimin “Tensione në Veri të Mitrovicës”, flitet për një takim në zyrën e ministrit Ferid Agani, ku ishin të pranishëm shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan, Greg Delawie, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirit dhe sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani.

Sipas të njëjtit shkrim, në takim Zhbogar ka kërkuar që kufiri të caktohet sipas kërkesës së Goran Rakiqit, që do të thotë se lumi Ibër tërësisht do të jetë me Mitrovicën e veriut.

Mirëpo, kërkesa e Zbogarit ka hasur në kundërshtim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka këmbëngulur që të respektohet Pakoja e Ahtisarit dhe si rrjedhojë takimi është ndërprerë për shkak të “ngritjeve të zërave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mmph-thote-se-nuk-ka-tensione-ne-veri-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala