MMPH: Nuk dham leje për ndërtimin e “plazheve”

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor ka sqauar se kishte refuzuar vendimin për “Plazhet” e Batllavës siç kishte kërkuar Komuna e Podujevës.
Lexojeni të plotë sqarimin e ministrisë
Jemi të detyruar të ju përcjellim informacionin përkitazi me shkrimin e sotëm në portalin tuaj (Ministria e Mjedisit lejoi keqpërdorimin e 370 mijë eurove të BE-së (Dokument), dhe të ju sqarojmë se i tërë teksti i këtij shkrimi nuk është në harmoni me kronologjinë e ngjarjes dhe gjithashtu nuk është sipas Procedurave të Ligjit. Vendimi i publikuar nga ana e juaj ësht vendim për Planin Zhvillimor Komunal e jo Vendim për “Plazhet” e Batllavës siq ju e cekni, për dokumentin e publikuar nga ju ( PZHK) me ligjin nr:03/L-230 kërkohet zbatimi i një procedure të tillë. Ndërsa për projektin që ju e quani “ Plazhet” e Batllavës, sipas ligjit Nr: 03/L-214kërkohet VNM, ku MMPH në bazë të ligjit përkatës nuk e ka aprovuar një kërkesë të tillë, gjë që edhe në shkrimin tuaj të mëhershëm kemi reaguar. Këtij reagimi gjeni të bashkangjitur dokumentin me të cilin Komunës së Podujevës i refuzohet kërkesa për VNM.