MMPH merr vendim për saldimin e derës në Kishën Ortodokse në Kampusin e UP-së

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një kumtese dërguar medieve njofton se pas marrjes së informatës për thyerjen e derës së objektit të Kishës Ortodokse serbe në hapësirën e Kampusit Universitar të Prishtinës si dhe raportit të Inspektoratit dhe Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë masat për sanimin e dëmit të shkaktuar, transmeton Koha.net.

MMPH menjëherë ka intervenuar duke dërguar ekipin e Inspektoratit të MMPH-se dhe ka kërkuar nga ana e policisë qe edhe ata ta bëjnë një gjë të tillë.

Inspektorati ka hartuar raportin e vet, gjithashtu edhe policia ka bërë evidentimin dhe inspektimin e rastit të raportuar duke ofruar edhe raport për këtë çështje.

Prandaj, me qëllim për të evituar thyerjet e mëtejshme të derës dhe të parandalimit të situatave të cilat mund të provokojnë interpretime të ndryshme deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e institucioneve kompetente gjyqësore, sot është vendosur që të saldohet dera e objektit në fjalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mmph-merr-vendim-per-saldimin-e-deres-ne-kishen-ortodokse-ne-kampusin-e-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala