Mjet shpërthyes në veturën e një ish-Polici në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

Një mjet shpërthyes është gjetur në një veturë sot në qytetin e Prizrenit.

Pronari i veturës siç thotë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha e kishte dërguar veturën për servisim dhe kështu automekaniku kishte vërejtur mjetin e dyshimtë.

Berisha tha për Klan Kosovën se ekipet e policisë po merren me rastin dhe tash për tash nuk kanë të dhëna të tjera.

Klan Kosova merr vesh se pronari i kësaj veture në të kaluarën ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

Ky person i takon komuniteti goran.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mjet-shperthyes-ne-veturen-e-nje-ish-polici-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala