Mjekët shqiptarë në Maqedoni marrin ryshfet, policia po i ndjek!

Autori:Avdyl Pajaziti

Një numër i madh i mjekëve shqiptarë nëpër spitale janë në shënjestër disavjeçare të policisë. Bëhet fjalë për mjekë nga Tetova, Kumanova, Gostivari, Kërçova dhe Shkupi të cilët punojnë në Spitalin Shtetëror në Shkup dhe në Spitalin “8-shtatori”.

Një zyrtar i lartë i policisë në kushte anonimiteti ka deklaruar për “Zhurnal” se ka mjekë shqiptarë të cilët brenda muajit mund të sigurojnë nga 2000-5000 euro përmes ryshfetit.

“Ne kemi dijeni dhe prova se si kirurgë, internistë dhe mjekë të tjerë të cilët punojnë në Spitalin Shtetëror në Shkup, në Spitalin “8-shtatori” dhe në spitalet tjera të Maqedonisë Perëndimore marrin ryshfet nga disa qindra deri në disa mijëra euro për operacione dhe ndërhyrje të tjera. Për të gjitha kemi prova të besueshme nga pacientët të cilët kanë qenë të detyruar t’ju japin ryshfet mjekëve. Në mesin e tyre ka edhe drejtor të klinikave”, ka deklaruar zyrtari i policisë për “Zhurnal” duke sqaruar se këta mjekë janë nga disa qytete të Maqedonisë.

“Ka nga Kumanova disa kirurgë të cilët i kemi në evidencë, po ashtu edhe nga Kërçova, nuk përjashtohen mjekët nga Tetova dhe Gostivari të cilët për një kohë të shkurtër kanë bërë pasuri të madhe. Madje kanë blerë edhe banesa dhe prona të tjera. Të mos flasim për profesorët maqedonas të cilët arrijnë muajin deri më 10 mijë euro ryshfet. Ne vetëm grumbullojmë informacione dhe në momentin më të përshtatshëm do të reagojmë ndaj këtyre mjekëve”, ka deklaruar ai për Zhurnal.

Sipas tij në shënjestër është neurokirurgjia, abdomeni, ortopedia, traumatologjia, kirurgjia e fëmijëve, gjinekologjia, shërbimi intensiv, shërbimet interne, onoklogjia dhe disa të tjera.

Problem i ryshfetit është tepër aktual në Maqedoni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mjeket-shqiptare-ne-maqedoni-marrin-ryshfet-policia-po-i-ndjek/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala