Mjekët nuk pranojnë të kontrollojnë gratë rome

Autori:Avdyl Pajaziti

Askush nuk dëshiron t’i shëroj gratë e Shuto Orizarës. Gjinekologët vijnë dhe ikin, ndërsa autoritet janë pyetur se përse më shumë se 8 mijë gra udhëtojnë jashtë komunës, përgjigjja është se problemi qëndron tek padurimi i tyre.
Për protestën e grave rome dhe halleve të tyre shëndetësore është informuar edhe deputeti i tyre në parlament Amdi Bajram.

I pyesim edhe qytetarët. Thonë se e njohin njeriun që i përfaqëson në parlament, por ata nuk mund ti njohin problemet me të cilat ballafaqohen në komunë.

Derisa qyetarët enden nëpër rrugë, ndërsa veturat mezi që ecin nga krateret e hapura në mes rrugësh, Buxheti i Qytetit të Shkupit akoma analizohet, shkruan Telma.

Sa mjete do të ketë për projekte në Shuto Orizare do të dihet deri në fund të vitit.

Ndryshe, ambulanta në Shuto Orizarë tash më dy vite, dhe pas pesë konkurseve të shpalluara nuk ka gjetur gjinekolog, derisa kanalizimi fekal dhe ujëjellësi presin me dekada.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mjeket-nuk-pranojne-te-kontrollojne-grate-rome/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala