“Mitrovica – qytet me rëndësi strategjike për Serbinë”

Shteti i Serbisë do të punojë për ekzistencën dhe përmirësimin e jetesës në gjithë territorin e Kosovës, e investime të posaçme do të ketë në Mitrovicën (e Kosovës). Nuk është rastësishme që ky qytet ka rëndësi strategjike, pasi ai është i vetmi mes urban i ruajtur nga lufta.
Kështu, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, i cili dje në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, ka dhënë çelësat për banesa të familjeve me nevoja sociale, e më pas në Suhodoll ka dorëzuar 3 mijë kg farë gruri e pleh artificial për mbjellje vjeshtore, transmeton gazeta e Beogradit “Politika”, përcjell Koha.net.
“Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit të këtij qyteti, sepse ai duhet të jetë qytet i bukur dhe i sigurt pa marrë para sysh kombin”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka shtuar se vjet Serbia në territorin e Kosovës ka ndërtuar 100 banesa për çifte me fëmijë, shumica nga të cilët në Mitrovicën veriore.