Mitrovica me traditë të gjatë të punës

Autori:Avdyl Pajaziti

Mungesa e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit, mungesa e lëndës së parë cilësore dhe të çertifikuar janë disa prej sfidave me të cilat përballen sektorët.

Projekti “Ndihmë Tregtisë” në kuadër të aktiviteteve për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përkrahjes së sektorit privat në Kosovë, prezantoi analizat e zinxhirit të vlerave për sektorin e Prodhimeve pyjore jo-drunore dhe Përpunimin e drurit në rajonin e Mitrovicës.

Qëllimi i përgjithshëm i këtyre analizave është identifikimi i kapaciteteve egzistuese të pjesëmarrësve në sektorët e analizuar (fermerëve, furnizuesve të lëndës së parë, përpunuesve, dhe shpërndarësve), si dhe identifikimi i sfidave dhe nevojave të tyre.

Gjetjet e raportit tregojnë se rajoni i Mitrovicës ka traditë të gjatë të punës me këta sektorë. Përveç kësaj, egzistenca e fuqisë punëtore, investimet e konsiderueshme, potenciali për më shumë eksport, etj., janë vetëm disa prej përparësive që karakterizojnë sektorët në fjalë. Për më tepër, egzistojnë biznese shumë të suksesshme që mund të shërbejnë si raste të shkëlqyeshme për t’u ndjekur nga të tjerët.

Por, njejtë sikurse edhe bizneset që operojnë në sektorët tjerë, edhe bizneset e sektorëve të analizuar ballafaqohen me mangësi të ndryshme.

UNDP bashkë me Ministrinë për Punë të Jashtme të Finlandës, përkrahëse e projektit “Ndihmë Tregtisë” dhe në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë është e përkushtuar që në vazhdimësi të përkrahë zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mitrovica-me-tradite-te-gjate-te-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala