Mitrovica e Vushtrria pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS ka njoftuar se nga ora 7:44 kanë mbetur komplet pa energji elektrike Mitrovica e Vushtrria me rrethinë si pasojë e rënies së linjave të KOSTT-it.

“Problemi fillestar është paraqitur në orën 01:55 kur u shkaktua një lidhje e shkurtër me tokë në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 125/1, që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2, ndërsa në orën 7:44 është këputur përçuesi fazor në linjën LP 125/3. Kjo ka bërë qëtë mbesin pa tension nënstacionet NS 110/35/6.5 kV Trepça, NS 110/35 kV Vushtrria 1 dhe NS 110/10 (20) kV Vushtrria 2, pasi humbën furnizimin prej linjave transmetuese nga të dy anët”, njofton KEDS-i.

KOSTT ka njoftuar se ekipet e kësaj kompanie kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e prishjeve për të mundësuar kthimin e furnizimit me energji elektrike në këto nënstacione.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mitrovica-e-vushtrria-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala