Mitrovica e Veriut bëhet qytet i hapur për investime

Autori:Avdyl Pajaziti

“Mitrovica e Veriut është bërë qytet i hapur, qytet për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në të, për njerëz që duan të krijojnë dhe të investojnë.

Dhe ne duam që të krijojmë kuadro profesionale nga rinia jonë, sepse viti që vjen do të jetë viti i zhvillimit të shpejtë.

E për t’i shfrytëzuar sa më mirë shanset që janë para nesh, na duhet punë e madhe, uniteti dhe bashkëpunimi”, ka deklaruar ndër të tjera Goran Rakiq në konferencën ndërkombëtare “Mitrovica, inovacionet 2015”, që u mbajt të shtunën në veri të qytetit.

I pari i Mitrovicës së Veriut ka thënë se për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm rëndësi po u kushtohet raporteve shoqërore në nivelin e bashkësive lokale.

Sipas tij, po punohet shumë që të sigurohet që Mitrovica e Veriut të jetë sinonim i paqes, tolerancës dhe kompromisit.

Me këtë rast, Rakiq veçoi mbështetjen e përhershme për arsimin, sepse, siç tha ai, “duam të krijojmë kuadro profesionale nga rinia jonë, pasi që vetëm në atë mënyrë mund të krijojmë platformën e sigurt, e cila do t’i kontribuojë zhvillimit të qytetit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mitrovica-e-veriut-behet-qytet-i-hapur-per-investime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala