Misteret rreth Putinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, nuk pranoi të komentonte në lidhje me raportin e sotëm të televizionit të pavarur rus Dozhd, që thotë se kreu i Rusisë, Vladimir Putin, ka ca ditë që nuk është në Moskë.

Putini, i cili nuk është parë në publik për më shumë se një javë, ka shtyrë javën e fundit takimin me udhëheqësit e Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Burimet e Dozhdit thanë se ai gjendet në rezidencën e tij në liqenin Valdai në Novgorod. Peskov ka refuzuar të komentojë këto pohime, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar nga Qeveria e Kazakistanit, i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha Reutersit se Putini mund të ketë shtyrë takimin për shkak se është i sëmurë. Por, Peskov insiston se 62-vjeçari Putin është në shëndet të mirë.

Zhdukja e Putinit nga publiku ka krijuar shumë teori: që nga sëmundja, se e dashura ia lindi një fëmijë e deri te vdekja e tij. Në anën tjetër, Kremlini demanton të gjitha këto pretendime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/misteret-rreth-putinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala