Mish Kurbani për 300 familje skamnore të Klinës

Këshilli i Bashkësis Islame në Klinë në bashkëpunim me donatorë, ( IIRO) International Islamic Relief Organisation të enjten bënë shpërndarjen e mishit të Kurban Bajramit për 100 familje skamnore të komunës së Klinës.
Kjo ështe dita e tretë dhe e fundit me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit që ky këshill dhuron mish të kurbanave për familjet në nevojë.
“Në ditën e parë të Kurban Bajramit kemi dhuruar 85 qese me mish, në të dytën 150 ndersa sot 100, me çka në total numri arrinë mbi 300” ka thënë për Gazetën Fjala , Fitim Bojaj sekretar i KBI në Klinë .
Sipas ti qytetarëve u janë shpërndarë nga 5 kg mish.