Mirkov: Ndoshta nuk do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarë të futbollit të Serbisë kanë filluar me ankesa për ndeshjen Shqipëri- Serbi që është paralajmëruar të mbahet sonte. Madje njëri nga ta ka paralajmërua edhe mundësinë e moszhvilimit të ndeshjes.

Kështu komisari siguri i Federatës së Futbollit të Serbisë Milivoj Mirkov nuk përjashton mundësinë që ndeshja e Serbisë kundër Shqipërisë në Elbasan nëse rrezikohet siguria e lojtarëve të ekipit serb, transmeton B92, përcjell Koha.net.

“Nëse vlerësojmë se në cilindo aspekt është rrezikuar siguria e përfaqësues sonë, është e mundur që ndeshja të mos zhvillohet” ka thënë Mirkov.

Kombëtarja serbe ka anuluar trajnimet e sotme, ndërsa ekipi nga Tirana për në Elbasan niset disa orë para fillimit të ndeshjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mirkov-ndoshta-nuk-do-te-zhvillohet-ndeshja-shqiperi-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala