Mirënjohje për ambasadorin që ndihmoi biznesin

Oda Ekonomike e Kosovës, i ka ndarë mirënjohje ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre, për aq vite sa ka qëndruar në Kosovë.
Kjo mirënjohje iu nda nga kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, i cili u shpreh i kënaqur dhe falënderues ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe, për të cilin tha se ka dhënë kontributin e duhur për forcimin e partneritet në mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të tij. Ai po ashtu tha se Cliff meriton më shumë se një mirënjohje.
Ian Cliff mirënjohjen ia ka dedikuar qeverisë dhe shtetit të cilin e përfaqëson ai.