Miratohet projektligji për sigurime

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për sigurime. Ai i cili edhe ka paraqitur këtë projektligj ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se hartimi i këtij projektligji ka qenë i domosdoshëm.

Kjo fushë sipas Hotit, deri më tani është rregulluar me rregullore të UNMIK-ut.

Ministri Hoti ka thënë se projektligji do të sqarojë shumë gjëra në aspektin e sigurimit dhe nuk do të ngarkojë apo ndikojë në buxhetin e shtetit.

Përkundrazi, Hoti thotë se projektligji do të sjellë të ardhura shtesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miratohet-projektligji-per-sigurime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala