Miratohet Ligji për bashkësitë fetare

Autori:Gazeta Fjala

Bashkësitë fetare në Kosovë, të cilat deri më tani kanë funksionuar pas status të qartë juridik, nga sot ato kanë statusin e personave juridik.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Në një komunikatë të Qeverisë thuhet se me këtë projektligj, bashkësitë fetare ekzistuese dhe ato që regjistrohen të reja, kanë statusin e personave juridik dhe kanë të drejtë të themelimit të institucioneve të ndryshme brenda tyre, me karakter humanitar, fetar, edukativ, apo karakter tjetër të ngjashëm, të cilat mund të fitojnë edhe vetë statusin e personit juridik, transmeton lajmi.net.

“Shteti respekton të gjitha bashkësitë fetare në Republikën e Kosovës, njeh si përfaqësues të tyre vetëm personat e autorizuar nga bashkësitë fetare në Kosovë, dhe garanton mbrojtjen e bashkësive fetare nga çdo person apo grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, logot dhe vulën e tyre”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ndryshe bashkësitë fetare në Kosovë, shpesh janë ankuar se mungesa e këtij ligji po ju paraqet probleme në funksionimin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miratohet-ligji-per-bashkesite-fetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala