Miratohet kredia prej 7 miliardë eurosh për Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar sot kredinë prej 7 miliardë eurosh për Greqinë. Gjatë ditës së enjte ministrat e Financës së Eurozonës ranë dakord për këtë shumë, ndërsa sot u miratua nga Këshilli i Mekanizmit të Stabilitetit Financiar të Europës

Shuma fillestare do të shërbejë për bankat greke, të cilat janë të mbyllura prej dy javësh dhe pritet që të hapen ditën e hënë. Gjithashtu, kjo kredi i vjen në ndihmë Greqisë për të shlyer borxhin që i ka Bankës Qendrore Europiane.

Ndërkohë, vetë shteti grek për të dalë nga kriza ka nxjerrë në shitje një sërë asetesh që nga aeroportet tek autostradat, nga portet tek rrjetet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po ashtu janë nxjerrë në shitje edhe disa ishuj, duke shpresuar që të sjellin sa më shumë para.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miratohet-kredia-prej-7-miliarde-eurosh-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala