Miratohet Fondi për Zhvillim

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e vendimit për themelimin e Komisionit qeveritar për hartimin e koncept –dokumentit për Fondin për Investime dhe Punësim –Fondi Zhvillimor.

Në komision do të jenë të angazhuar përfaqësues të ministrive që merren me zhvillim ekonomik po ashtu ky komision do të ftojë edhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve.

Këtë e ka prezantuar në mbledhje të qeverisë , zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve Kujtim Shala, i cili ka prezantuar përbërjen e komisionit qeveritar dhe funksionimin e tij.

Ndërsa ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, ka kërkuar që ky Fond të mos quhet Fond me koncept-dokument.Madje ai ka thënë se është me rëndësi të ketë bazë edhe juridike jo vetëm brenda Qeverisë por edhe në Kuvend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/miratohet-fondi-per-zhvillim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala