Miratohen amendamentet kushtetuese për FAK-un

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate i Kuvendit ia ka dhënë dritën jeshile amendamenteve kushtetuese të cilat i hapin rrugë krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.
Pro miratimit të këtyre amendamenteve kanë votuar 7 anëtarë të Komisionit , ndërsa kundër ka qenë deputetja e listës serbe dhe deputetja e LDK-së, Dorentina Makoku.
Kjo e fundi nuk është pajtuar me akronimin FAK, duke kërkuar që ushtria e ardhshme e Kosovës të quhet FARK, transmeton ORAinfo.
Gjithashtu anëtarët e Komisionit i bën thirrje Qeverisë që të procedojë menjëherë projektligjin për FAK-un, ndërsa nga Kryesia e Kuvendit kërkuan që këto ndryshime t’i fus në rend të ditës për seancën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të bëhet me ushtri para se deputetët të shkojnë në pushim. /ORAinfo/