Bashkimin ekonomik nuk e ndal askush

Bashkimi ekonomik Kosovë-Shqipëri nuk do të mund ta ndaloj askush sepse kjo është ajo që e duan edhe vendet e Bashkimit Evropian. Kurse, brenda këtij muaji përveç bashkimit të doganave do të arrihet marrëveshje për heqjen e tarifave doganore për produktet bujqësore që hynë nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve Kosova e Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e çertifikatave sanitare.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress, ambasadori shqiptarë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ai po ashtu ka thënë se shumë shpejtë do të realizohet edhe projekti energjetikë për të cilën tha se Kosova ka nevojë të madhe.
Mixhozi po ashtu ka thënë se në prill të vitit të ardhshëm Shqipëria nëpërmjet Komanit do të bashkohet me kufirin e Kosovës .
Gjëja tjetër që është shumë e rëndësishme e cilësuar nga Minxhozi, janë politikat ekonomike të përbashkëtasidomos në vijën e kufirit në fushën doganave.
Minxhozi, po ashtu ka thënë se përfaqësuesit shqiptarë janë duke punuar në drejtim të prezantimit të dy vendeve edhe tek investitorët e huaj.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe marrëveshje, Kosovë-Shqipëri për njohjen e çertifikatave sanitare, marrëveshje tjetër sipas tij pritet të bëhen në fushën e arsimit për njohjen e diplomave mes dy vendeve, si dhe marrëveshje për kurikula të njëjta.