Ministrja Hykmete Bajrami nuk di ta lexoj raportin e Bankës Botërore

Autori:Zekirja Shabani

Kosova është për dy shkallë më keq se vjet në rangimin e Bankës Botrore për lehtësinë e të bërit biznes në mesin e 189 vendeve të botës. Nga vendi i i 64 ku ishte renditur një vit më parë, tani Kosova është në vendin e 66.

E ministrja e Tregtisë dhe Indsustrisë, Hykmete Bajrami, e cila udhëheqë me ministrinë bartëse të procesit të përmirësimit të klimës së biznesit, e ka parë këtë përkeqësim të të të bërit biznes në Kosovë, si sukses.

Ajo në profilin e saj në facebook, ka shkruar se banka Botrore me raportin e saj ka sjell një lajmë të mirë për Kosovën, edhe pse raporti e thotë krejt të kundërtën.

hykmete

“Të nderuar qytetarë. Pas MSA-së edhe një lajm tjetër i mire. Para pak minutash u publikua raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2016”, Kosova nga pozita 75 në pozitën 66. Ne po punojmë që bizneset ta kanë me të lehtë veprimtarinë e tyre”, ka thënë ministrja Bajrami.

Por ajo si duket nuk e ka lexuar fare raportin e publikuar në faqen zyrtare të Bankës Botërore.

Raporti i fundit i bankës botërore tregon se në Kosovë gjatë vitit që po e lëmë pas ka pësur përkeqësim pothuajse në të gjitha fushat që analizohen nga ky institucion financiar ndërkombëtar.

kosova

Përmirësim ka pasur vetëm në dhënien e lejeve të ndërtimit, ku nga vendi i 137 ka rënë në vendin e 136. Raporti i fundit tregon se në Kosovë, fillimi i një biznesit tani është edhe më i vështirë se në shumë vende të tjera. Një vit më parë Kosova ishte në vendin e 40 tani është në vendin e 47.

Banka Botërore ka parë përmirësim në lehtësimin e pagimit të taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për licencën e biznesit, por edhe ky indikator thuhet  se rangohet më keq se një vit më parë./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministrja-hykmete-bajrami-nuk-di-ta-lexoj-raportin-e-bankes-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala