Ministrja Bajrami nuk pranon se ka përfituar shumë nga mëditjet

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë së ministria që ajo drejton ka bërë shpenzime shumë më të vogla së në vitin e kaluar.  Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka reaguar ndaj artikullit të Gazetës Fjala, në të cilin është raportuar për shpenzimet e bëra nga ajo dhe ish-zyrtarëve të kësaj ministrie.

“Kabineti i MTI-se, ka disa here shpenzime me te vogla se vitin e kaluar. Nuk eshte aspak e vertete qe kam marre meditje ne shumat qe jane publikuar,” ka shkruar Ministrja Bajrami.

Gazeta Fjala ka publikuar të dhënat të cilat janë ofruar nga zyrtarët e kësaj ministrie përmes kërkesës për qasje në dokumentet zyrtare.

Ndërkohe që Bajrami përmes këtij postimi ka thënë se të hënen do të publikojë të dhëna e shpenzimeve të saj, dhe ka ftuar gazetarët që të tregojnë të vërtetën.

Gazeta Fjala të shtunën ka raportuar se Ministrja Bajrami brenda vetëm një muaji ka marrë mëditje prej 2,960 euro.

Përvec Ministres Bajrami, Gazeta Fjala ka publikuar shpenzimet edhe të zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie, duke u bazuar në tabelën e shpenzimeve të ministrisë, të titulluar “Përfitimet nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit.”

Ish-ministri Bernard Nikaj kishte shpenzuar brenda vetëm një muaji mbi 9 mijë euro për udhëtime jashtë vendit./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministrja-bajrami-nuk-pranon-se-ka-perfituar-shume-nga-meditjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala