Ministri Hyseni në Prizren, “bojkotohet” nga Ramadan Muja

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka vizituar sot në komunën e Prizrenit ku ka pasur të takohet me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, por ky i fundit nuk morri pjesë në takim me ministrin Hysenin.

Muja u tha se “gjendet në pushim ndërsa në vend të tij e ka pritur nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi”.

Ministri Hyseni tha se radikalizmi duhet të luftohet me ligjërim dhe jo me hekur të Policisë.

Ndërsa nënkryetari Lulzim Kabashi, u shpreh se Bashkësia Islame është treguar indiferentë ndaj këtyre rasteve.

Por sipas ministrit Hyseni, policia e Kosovës është treguar super-aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla.

Edhe vizita në Prizren e Hysenit është duke u bërë në kuadër të vizitave nëpër komuna që është qëllim i forcimit të sigurisë në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministrin-hyseni-ne-prizren-bojkotohet-nga-ramadan-muja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala