Ministria e Shëndetësisë paguan 126 mijë euro pa tender

Autori:Avdyl Pajaziti

Në emër të një subvencioni, Ministria e Shëndetësisë ia ka paguar pa asnjë procedurë tenderuese 126 mijë euro kompanisë “Yess-Pharma”, nga Prishtina.

Me këto mjete janë paguar gjashtë implante kohleare, kurse janë kryer vetëm pesë. Fëmijët nuk kanë qenë të përgatitur për këto operacione.

Gazeta “Zëri” ka zbuluar se kjo është bërë me qëllim të trajtimit të gjashtë fëmijëve me qëllim të trajtimit te gjashtë fëmijëve që ishin në listën e pritjes për mjekim jashtë vendit, mirëpo që operimi i tyre është bërë në Klinikën e ORL-së në QKUK nga mjekë austriakë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-shendetesise-paguan-126-mije-euro-pa-tender/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala