Ministria e Shëndetësisë blenë barna pa nevojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Shëndetëësisë asnjëherë nuk e dinë se sa barëra i duhen e sa i merrë me paratë e taksapaguesve kosovarë. Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se ekzistojnë shumë mospërputhje në lidhje me atë se çka porositet për sektorin shëndetësor dhe çka distribuohet dhe pranohet më pas.

Në disa raste aufditori ka gjetur se janë porositur barëra pa pasur nevojë fare. Në raste tjera janë porositur sasi më të vogla se që kanë qenë kërkesat, e në disa raste barërat nuk kanë mbërritur fare.

“Te artikulli Natrium Chloride, sasia në stok plus sasia hyrëse ishte 598,028 njësi, ndërsa sasia e distribuuar ishte 437,015 njësi apo 73%, përkundër faktit që sasia e porositur nga ISH-të ishte 1,414,554 njësi. Si rrjedhim, ishin porositur shumë më shumë artikuj sesa që nevojiteshin, kështu duke nënkuptuar probleme me analizën e nevojave”, thuhet në raportin e auditorit.

Edhe te gjilpërat, siaps auditorit shumë më shumë gjilpëra janë blerë sesa janë përdorur, gjë që nënkupton analizë jo të duhur të nevojave.

“Sasia hyrëse është 4,440,000 njësi, ndërsa sasia e distribuuar është 2,858,060 njësi apo 64%, përkundër faktit që sasia e porositur nga ISH-të ishte 5,429,846 njësi”.

Nga analizat e bëra auditori ka gjetur se ekziston mospërputhje në të gjitha fazat, që nga gjendja e stokut, sasia e kërkuar e deri te ajo e distribuuar.

“Kjo tregon cilësinë e mangët të të dhënave, të cilat nuk përputhen nga një raport në tjetrin dhe një vlerësim të dobët të nevojave edhe pse arritja e konkluzioneve të qëndrueshme këtu është më e vështirë nëse të dhënat janë të pabesueshme”.

Auditori thotë se ka analizuar raportet e kontratave të nënshkruara nga MSH për vitet 2011, 2012 dhe 2013 dhe të gjitha institucioneve vartëse të saj për të vërtetuar se cilat procedura të prokurimit ishin përdorur më shpesh gjatë periudhës tre vjeçare.

Rezultatet janë këto:

  • Procedura e hapur, është përdorur në 839 raste apo 31%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 58 milion apo 86%;
  • Procedurë e kufizuar, është përdorur në 35 raste apo 1.3%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 1.1 milion apo 1.6%;
  • Procedurë e negociuar pas publikimit të njoftimit për kontratë, është përdorur në 18 raste apo 0.6%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 16 mijë apo 0.02%;
  • Procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, është përdorur në 11 raste apo 0.4%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 1.6 milion apo 2.4%;
  • Konkurs projektimi, është përdorur në 16 raste apo 0.6%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 118 mijë apo 0.2%;
  • Procedurë e kuotimit të çmimeve, është përdorur në 1019 raste apo 38%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 5.6 milion apo 8.4%; dhe
  • Procedurë për kontrata me vlerë minimale, është përdorur në 763 raste apo 28%, ndërsa vlera e tyre ishte rreth 595 mijë apo 0.9%./Gazeta Fjala/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-shendetesise-blene-barna-pa-nevoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala