Ministria e Punës në ndihmë të grave që u mbijetuan torturave

Autori:Gazeta Fjala

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës,  kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që do t’u mundësojë 20 grave trajnim në një program që do të zgjasë 5 muaj.

Gjatë këtij trajnimit, pjesëmarrëset do të mundë të punojnë në fushën e rrobaqepësisë, e që më pas kjo do t’u mundësojë të punësohen në kompaninë “Kosova Tex” dhe në disa kompani tjera, që merren me prodhimin e tekstilit, raporton Gazeta Fjala

Në komunikatën e ministrisë thuhet se përkrahja për këto kategori do të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-punes-ne-ndihme-te-grave-qe-u-mbijetuan-torturave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala