Ministria e Punës dërgon 75 persona me nevoja të veçanta në pushime në Durrës

Pasi dje u miratua projektligji për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Ministri Arban Abrashi i ka përcjellë 75 persona me aftësi të veçanta për në pushime në Durrës.
“Nën organizimin e Handicap Kosova, sot përcjellëm një grup prej 75 persona me aftësi të kufizuara për pushime në Durrës”.
Ai ka publikuar njoftimin në Facebook dhe ka shkruar se ky aksion është organizuar nga Handicap Kosova.
“Fillon një jave e mirë për ta, pasi edhe projektligji për statusin dhe të drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, dje u miratua nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Abrashi.