Ministria e Mjedisit ndëshkon zbuluesin e keqpërdorimeve (Dokument)

I kanë mbetur edhe tre muaj punë në jetën e tij. Para se të dalë në pension, Besim Dobrunës, çdo ditë do ti duhet të udhëtoj afro 80 kilometra rrugë, nga Fushë Kosova për në Pejë.
Ky është shpërblimi i pleqërisë që ka marrë nga Ministria e Mjedisit për punën që ka bërë në këtë institucion .
Ai është transferuar në këtë qytet nga Prishtinë, me 31 mars, për të punuar si udhëheqës për Shërbime Profesionale, në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar ’’Bjeshkët e Nemuna’’.
Krejt kjo, pasi Dobruna ka nxjerrë në shesh se në Ministrinë e Mjedisit mungojnë rreth 100 milionë euro, nga taksat e pa mbledhura nga shfrytëzuesit e ujërave, gurthyesit, shfrytëzuesit legalë dhe ilegalë të rërës nga lumenjtë e prodhuesit e ujit, pijeve e të gjithë shkarkuesit e mbetjeve inerte që nuk kanë paguar taksë në bazë të udhëzimit administrativ 06/2006.
Ndërkaq, vendimin për transferim e Dobrunës në Pejë, Ministria e Mjedisit e mbështetë në arësyetimin se Dobruna është përgjegjës për shkeljen e rregullave disiplinore.
E shkeljet e Dobrunës sipas këtij vendimi janë se ai ka munguar pa arsye për katër ditë në vendin e punës qysh në muajin mars të vitit të kalua.
Në atë kohë drejtori i Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari kishte inicuar që të merren masa ndaj Dobrunës./Gazeta Fjala/