Ministria e Mjedisit me projekt për furnizim me ujë të 9 fshatrave të Kaçanikut

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazin, me të cilin bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit ndër institucional, me theks të veçantë në projektet mjedisore.
Në këtë takim u diskutua edhe për projektin e sanimit, rekonstruimit dhe rritjes së kapacitetit ujor për sistemin ekzistues për furnizim me ujë, në të cilin janë të përfshirë fshatrat: Nikaj, Rekë, Dubravë, Sopanicë, Doganaj, Hoxhaj, Elezaj, Sllatinë, dhe Kaçanik i Vjetër.
Për vitin 2015 sipas planifikimit të buxhetit janë paraparë 200 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të ekzekutohet në vitet e ardhshme sipas planifikimit të buxhetit.
Vlera totale e këtij projekti është 948, 035. 88 euro.