Ministria e Mjedisit mbetet edhe pa drejtor të prokurimit

Drejtori i prokurimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besnik Demaku është suspenduar nga puna. Largimin e tij nga kjo e detyrë e kanë treguar për Gazetën Fjala burime brenda këtij institucioni.
Suspendimi i tij ka ndodhur së bashku me drejtorin e Ujërave, Naser Bajarkati, për të cilin gjatë ditës së enjte ka raportuar Gazeta Fjala.
Një fakt të tillë e ka pranuar gjatë ditës se djeshme edhe Ministria e Mjedisit, duke thënë se janë marr disa masa ndaj punonjësve që kanë raste të hapura për çështje të ndryshme.
“Në kuadër të MMPH-së janë marr disa vendime në harmoni me politikat e Qeverisë për pezullim të zyrtarëve të cilët kanë raste të hapura të natyrave të ndryshme në sistemin e drejtësisë”, thuhet ne njoftimin e kësaj Ministrie. /GazetaFjala/