Ministria e Mjedisit konfirmon suspendimin e drejtorit të ujrave

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një shkrese për media ka konfirmuar se janë marë disa vendime në harmoni me politikat qeverisësë për pezullim të zyrtarëve të cilët kanë raste të hapura në gjykata.
Lexojeni të plotë sqarimin e Ministrisë së Mjedisit:
Në kuadër të MMPH-së janë marr disa vendime në harmoni me politikat e Qeverisë për pezullim të zyrtarëve të cilët kanë raste të hapura të natyrave të ndryshme në sistemin e drejtësisë.
Në rastin konkret, pezullimi i zyrtarëve nga MMPH është bërë në përputhje me Ligjin për shërbimin civil me pagesë prej 50% të pagës, ky pezullim është një masë e përkohshme me karakter parandalues e cila aplikohet për të mundësuar përfundimin sa më të shpejtë të procedurave të cilat janë në proces.
Rastet aktuale të pezullimit nuk ndërlidhen me punën brenda MMPH-së, veçanërisht rasti i Drejtorit të Departamentit të Ujërave z.Bajraktari nuk ka të bëjë me çështjet e potencuar nga mediat, por ka të bëjë me deklarimin e pasurisë.
Ndërsa sa i përket shkrimeve dhe pretendimeve të mediave lidhur me mos inkasimin e borgjeve të kompanive për taksën ujore, MMPH ju bënë me dije se tani më lënda është përgatitur dhe është gati të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit për zbardhjen e të gjitha detajeve lidhur me këtë rast.