Ministria e Infrastrukturës s’ka shpallur tender për ta mirëmbajtur autostradën

Autori:Avdyl Pajaziti

Bora e këtij viti mund ta zë në befasi sërish Ministrin e Infrastrukturës. Nëntori dhe dhjetorit janë muajt ku parashikohet se mund të ketë borë, por Ministria e Infrastrukturës ende nuk e ka kontraktuar asnjë kompani për ta mirëmbajtur autostradën mbi 1 miliardëshe “Ibrahim Rugova”.

Saranda Jusufi, udhëheqëse e divizionit për komunikim publik në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë se ende nuk është kontraktuar ndonjë kompani për mirëmbajtje dimërore të autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Për këtë vit ende nuk kemi kontraktuar kompani për mirëmbajtje dimërore. Pritet së shpejti përfundimi i procesit të prokurimit për dhënien e kontratave të mirëmbajtjes së Autostradës `Dr.Ibrahim Rugova”, ka thënë Jusufi për Indeksonline.

Ajo ka shtuar se deri sa të jepen kontratat për këto shërbime,mirëmbajtjen do ta bëjnë kompanitë rajonale.

“Deri sa të jepen këto kontrata këto shërbime do t’i ofrojnë kompanitë e mirëmbajtjes rajonale të cilat deri tani kanë qenë kontraktor të kontratave të skaduara për mirëmbajtje të autostradës”, sqaroi ajo.
Jusufi ka shtuar se Ministria e Infrastrukturës tani do të mirëmbajë 95 km autostradë./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-infrastruktures-ska-shpallur-tender-per-ta-mirembajtur-autostraden/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala