Ministria e Infrastrukturës me parregullsi në prokurim

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Infrastrukturës ka fshehur aneks-kontratat e nënshkruara për projekte të caktuara, të realizuara nga vitin 2014, shkruan sot Koha Ditore.

Fshehja e aneks-kontratave është evidencuar si mangësi gjatë raportimit të kontratave të realizuara nga kjo ministri. Kjo ishte vetëm njëra nga shumë shkeljet që Auditori i Përgjithshëm i ka gjetur në auditimin e pasqyrave financiare të Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2014.

Parregullsitë në këtë ministri, sipas Auditorit, nisnin qysh në planifikimin e prokurimit.

Kjo ministri nuk ka qenë transparente as me Auditorin e Përgjithshëm, që ka tentuar të vërtetojë nëse punët e aprovuara për pagesë me gjendjen reale janë sipas specifikacionit të punëve dhe kushteve të kontratës. Auditori ka gjetur raste kur kontrata u është dhënë operatorëve që nuk i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ministria-e-infrastruktures-me-parregullsi-ne-prokurim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala